Duma: Basha do të bënte një akt fisnik me dorëheqjen, i janë dhënë të gjitha mundësitë…

Deputetja Grida Duma deklaroi sot për mediat se, Lulzim Basha duhet të largohet pasi këtë po ia kërkon shumica.

“Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do t’i bënte demokratët që të ringriheshin.

6 Marsi nuk e tregoi këtë. Sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij”, tha Duma.

E pyetur nëse do të kandidonte për kreun e PD, Duma tha: “Kjo është një gjë që nuk më shkon në mendje tani, unë dua që politika të rikthehet, që njerëzit të kenë besim. Si çdo gjë në jetë ka etapa, është ekstremi që kemi arritur”.

Duma tha se nuk kanë ndërmend të krijojnë një grupim. “Nuk ka lidhje me asnjë grupim, ne jemi Partia Demokratike”.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply