Edhe zjarrëfikësit në protestë para Kryeministrisë

Zjarrëfikësit janë mbledhur sot para Kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre të cilat janë më së shumti ekonomike.

Sipas protestuesve kushtet e punës së tyre janë katastrofike po kjo nuk mjafton me kaq pasi së fundmi atyre i është ulur dhe paga me 50 mijë lekë.

“Kërkesat tona janë ekonomike, atë çfarë parashikon ligji. Nga qytetarët e gradës së lartë jemi katandisur në skllevër”, shprehet një zjarrikës.

“Është protestë për të drejtat tona, për kushtet e punës, për orët shtesë dhe për vështërsitë që ne kemi në punë duke nisur që nga uniformat dhe deri tek me pajisjet që disponojmë të cilat janë të amortizuar”, shprehet një tjetër protestues.

“Po protestojmë për ato që na kanë marre, të drejtat tona tona që janë orët e natës që ne i kemi status me ligj. Të gjithë zjarrfikësit janë në front pune dhe në ditët më të vështira. Ish drejtori Alfred Kristuli ishte ai që na uli pagat, ai me tre shtëpia, ne pa bukë në shtëpi”, është shprehur një tjetër protestues.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply