Berisha: Maqedonia dhe Kosova i ndihmojnë qytetarët e tyre, Rama i tmerron!

Ish-Kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para Parlamentit ka përshëndetur protestat e shumta që po mbahen në çdo qytet të Shqipërisë, kundër rritjes abuzive të çmimeve.

“Dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt për të gjithë protestuesit në Tiranë, Shkodër, Tepelenë, Durrës, nesër në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë.

Ndërgjegjia qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Po merr protesta përmasat e një uragani. Ajo ka mbështetjen më të fuqishme të popullit opozitar. Kauza e saj është më e drejta, që lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familjeve shqiptare, të cilat korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme të varfërisë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, Maqedonia e Kosova kanë vendosur që të ndihmojnë qytetarët e tyre, duke hequr taksa dhe duke dhënë miliona euro subvencione.

“Çmimet e papërballueshme të ushqimeve dhe naftës janë padiskutim në begraundin e një lufte që zhvillohet në Europë, por janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

Maqedonia që nuk nxjerr asnjë litër naftë, që e ka më problematike transportin për shkak të porteve, e ka pasur çmimin e naftës dhe 1.3 euro, kur në Shqipëri ishte 2.2 euro.

Maqedonia hoqi TVSH-në nga të gjitha ushqimet, ngriu fitimin për bukën dhe një seri produktesh të tjera, për një afat të caktuar. Caktoi një bonus për të mbrojtur çdo qytetar nga ky spekulim i madh me çmimet.

Kosova kishte një çmim prej 1.8 eurosh, por caktoi që dje 50 mln euro për fermerët në mënyrë që ata të mbjellin sa më shumë të lashta, drithëra dhe subvencionon 420 euro hektarin shtesë

për të inkurajuar mbjelljet e drithërave. Informoi qytetarët se rezervat për qytetarët janë për 5 muaj.

Të vetmen gjë që mund të bëjë kjo qeveri është të lajmërojë qytetarët me lajme të këqija se do të rriten çmimet. Përndryshe të ndryhet në restorantin e Nusretit në Dubai dhe të vazhdojë, programin e saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply