Protesta në Lushnje, qytetarët bllokojnë autostradën

Ashtu siç ishte paralajmeruar në rrjetet sociale ditën e sotme ne orën 17.00, qindra qytetarë lushnjare protestuan per rritjen e çmimeve te produkteve ushqimore dhe karburantit. Asnje masë e marrë nga qeveria per familjet ne risk apo kompesim te pagës minimale. Në vështirësi janë dhe bizneset e vogla të cilat përballen çdo ditë me falimentimin. Listat e gjata të qytetarëve që marrin ushqime janë shtuar shumë këto kohë, thotë një tregtare.

Në këtë proteste qytetare vu re prezenca e forcave të shumta të policisë. Protestuesit hidhnin parrulla kundër qeverisë dhe oligarkëve pranë tyre që për qëllime përfitimi rrisin në mënyrë artificiale çmimet e produkteve.

Protestuesit bllokuan autostradën kryesore për rreth 1orë.  E pas protestuesit janë shpërndarë qetesisht duke paralajmëruar dhe të tjera protesta ne vazhdim.

Fermeret diten e nesërme kanë lajmëruar protestën e rradhës ne kryqëzimin e “Pushimit të shoferit” në autostradën Lushnje-Fier, ne oren 09.00.

About Redaksia

Check Also

Kompania e konteniereve që operon në Portin e Durrësit u bllokua në SHBA me 20 ton kokainë

Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që është marrë …

Leave a Reply