“Poshtë diktatura”! Rritet revolta e qytetarëve para Kryeministrisë

Në ditën e tretë, qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës. Protestuesit kanë shpërthyer kundër qeverisë duke hedhur parrulla: “Poshtë diktatura”!

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, u shpreh se fitorja e parë e protestës u arrit, pasi prezenca e qytetarëve në shesh bëri që kryeministri të frikësohet.

Ai shtoi se ulja e çmimeve nuk mund të bëhet me një SMS-të të kryeministrit nda tregtarëve të naftës, por çmimet duhet të kontrollohen nga institucionet e shtetit dhe kush shkel ligjin dhe abuzon të shkojë përpara drejtësisë.

“Janë bashkuar qytetarët e Shkodrës, qytetarët e Beratit, të cilët janë duke marshuar, qytetarët e Korës, studentët e Universitetit Bujqësor sepse tani është e qartë ne mund t’i ndalim. Do të doja që disa t’i veçojmë, disa të rinj të guximshëm që mbrëmë nuk fjetën në shtëpinë e tyre. Dua një duartrokitje të gjatë për sakrificën e tyre.

Tashmë siç mund ta keni kuptuar, nuk u ulën çmimet, por u rrit frika e kryeministrit. Qytetarët e detyruan kryeministrin të vijë nga Dubai dhe të marrë vendime.

Ky kryeministër që ka vendosur në rrezik çmimin e naftës sot ka vënë në rrezik çmimin e demokracisë. Ai ka vendosur në rrezik demokracinë duke zgjidhur hallet e këtij populli me celular duke detyruar

Ky vend nuk drejtohet me mesazhe, ky vend duhet të funksionojë ligji. Duhet të funksionojë me institucione dhe kush ka shkelur ligjin të dënohet.

Të qëndrojmë të bashkuar. Ne këtu mund të jemi të ndryshëm, por hallin e kemi të përbashkët. Çmimin e paguajmë të gjithë njësoj. Nesër në 11 ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës për të drejtat e tyre”, tha Qiraxhi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply