Qytetarët lezhianë kanë bllokuar aksin nacional Lezhë-Shkodër, në protestën e tyre kundër rritjes së çmimeve, e cila ka hyrë në ditën e saj të tretë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.
Vala e protestave ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin, konkretisht në Lezhë, Shkodër, Laç, Mirditë dhe Balls.
Prej orës 17:00 ka filluar dhe protesta në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit përballë kryeministrisë.
Gazeta RD