Protestuesit tek Kryeministria: Nuk ndalemi derisa Rama të japë dorëheqjen!

Po zhvillohet protesta e qytetarëve para kryeministrisë dhe thuajse në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve.

Kësaj proteste ditën e sotme i janë bashkuar edhe studentët. Këta të fundit kanë bojkotuar procesin mësimor ndërsa theksojnë se nuk do të ndalen deri në momentin kur kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

“Sot ka pasur bojkot në të gjitha fakultetet. Gjithë fakultet do të vijojnë kështu derisa Rama të largohet. Që nga protestat studentore nuk jemi ndalur”, tha ai.

Kujtojmë se prej tre ditësh thuajse në të gjithë Shqipërinë kanë nisur protestat kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët në Tiranë dje janë përplasur fizikisht me policinë ndërsa ka pasur edhe të shoqëruar në komisariat pasi protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply