Revolta te Kryeministria, protestuesit: Qeveria ka nxjerrë në skenë patronazhistët

Aktori Florjan Binaj deklaroi këtë pasdite nga protesta para kryeministrisë se qeveria ka nxjerrë në fushëbetejë patronazhistët pas tre ditësh protestë nga qytetarët kundër rritjes së çmimeve.

“Qeveria në vend që të heqi ato taksat që kërkojmë ne ka nxjerrë në fushëbetejë suflaqexhinjtë dhe gjithë servilët e spiunët duke vjellë vrerë për këtë protestë. Kujtojnë se ju keni dalë për tu bërë kryeministër, por e kemi kryeministrin që mos e paçim”, ttha Binaj.

Aktori më tej tha se të gjithë protestuesit kanë dalë për dinjitetin njerëzor, për ata që s’kanë mundësi të hanë bukë.

“Ata të varfërit në çdo skaj të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhistët të mos hanë më m*t”, tha Binaj.

About Redaksia

Check Also

SHBA reagon për zgjedhjet: Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi, zgjedhësit duhet të votojnë të pa intimiduar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të …

Leave a Reply