Ultimatumi i studentëve: Ose ulen çmimet ose bie qeveria!

“Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ranë çmimet do të bjerë qeveria”. Me këtë moto studentët e Universitetit Bujqësor pas marshimit nga Kamza në drejtim të Ministrisë së Arsimit po bëhen gati për tubimin e orës 17:00 pasdite përpara selisë së qeverisë.

“Ne mësimin po e lëmë, cdo ditë 8 orë në punë. Ose punë ose mësim. Ose do të kthehemi nga kemi ardhur, ose të luftojmë deri këtu ku kemi arritur, nuk kemi rrugë tjetër. Në orën 17:00 do të jemi përballë Kryeministrisë” tha njëra prej studenteve që është pjesë e protestës.

Ata u kanë bërë thirrje edhe studentëve të universiteteve të tjera që të bashkohen me protestën në orën 17:00. Sot gjithashtu pati protesta të studentëve në Korçë, por edhe qytete të tjera.

Përpos studentëve në rrugë kanë zbritur fermerët, taksistët, zjarrfikësit dhe shumë qytetarë të thjeshtë që kërkojnë uljen e çmimeve dhe paketa mbështetëse përballë rritjes galoponte të çmimeve që nga qeveria justifikohet me luftën në Ukrainë.

About Redaksia2

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply