Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqet nga drejtimi i PD. “Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se, Sali Berisha nuk ka më vend në PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh. Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin që ju moret. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur.
Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD-në qe te ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreji si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi.
E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kane një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundës”, ka thënë Alibeaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.