Protestuesit paralajmërojnë Ramën: Ke afat deri me 18 mars për plotësimin e kërkesave

Protestuesit para Kryeministrisë kanë paralajmëruar kryeministrit Edi Rama se ka afat deri më 18 mars për plotësimin e 3 kërkesave që kanë të bëjnv me përcaktimin e minimumit jetik, heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e përkohshëm të akcizës për karburantet.

Nëse Kryeministri nuk do të plotësojë këto kërkesa, atëherë do të kërkohet dorëheqja e tij dhe e Qeverisë.

“Nuk mund të presim më pafund, i bëj thirrje shqiptarëve kudo ku janë të bashkohemi, pasi ka 32 vjet që i kanë hipur në qafë çdo qytetari dhe askush nuk reagon.

Të reagojmë për të drejtat tona kundër këtyre gjakpirësve. I kërkoj edhe drejtuesve të automjeteve që të mos mërziten kur bllokohen rrugët 1 apo 2 orë, pasi keni 32 vite që po duroni një klasë politike, e cila në zgjedhjet e fundit pati 24 % të votuesve shqiptarë.

Ky 24 % nuk përfaqëson 76 % të shqiptarëve”, tha një prej protestuesve, i cili ishte arrestuar ditët e fundit nga Policia, si pjesëmarrës në protestë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply