Sanksionet ndaj Abramovich, Chelsea rrezikon të mos e luajë me Lillë në Champions

Ndeshja mes Chelseas dhe Lille në Ligën e Kampionëve mund të mos zhvillohet fare, si shkak i sanksioneve të vendosura ndaj Roman Abramovichit.

Miliarderi rus së fundmi u shtua në “listën e zezë” nga Bashkimi Evropian dhe kjo mund t’i kushtojë edhe skuadrës londineze.

Sipas “L’Equipe”, sanksionet ndaj pronarit aktual të Chelseas, nënkuptojnë se klubit i duhet një leje e veçantë për të luajtur në Francë. Megjithatë, mediumi francez thotë gjithashtu se një vendim mund të merret nga autoritetet për respektimin e “drejtësisë sportive”.

Mbetet të shihet nesër nëse ndeshja e kthimit mes Lille dhe Chelseas në fazën 1/16 së finales do të zhvillohet apo jo.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Stamford Bridge” ishte fituar 2:0 nga “Blutë”.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply