Vokshi: Shqiptarët e kanë sot jetike të protestojnë

Nga Albana VOKSHI

Fjala në seancën plenare

Për këdo, një gjë është e qartë: Integrim të Shqipërisë në BE me Edi Ramën nuk ka.

Këto 9 vite të Qeverisjes së Ramës Shqipëria është më larg Europës dhe ka bërë shumë hapa pas në procesin e integrimit.

Shqipëria, rast unikal: nga 3 kushte në 2013 sot janë 15 kushte, shumica të paplotësuara.

Të gjitha raportet e fundit të organizmave ndërkombëtarë evidentojnë faktin që Qeveria Shqiptare ka dështuar në pothuajse të gjithë treguesit në luftën ndaj krimit të organizuar, në luftën ndaj korrupsionit, në respektimin e të drejtave të qytetarëve, në ndëshkimin e zyrtarëve që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit, në lirinë e medias…

Sot shqiptarët kërcënohen nga një tjetër #epidemi, epidemia e cmimeve të larta si rezultat i rrjepjes së shqiptarëve nga taksat e larta dhe monopoleve që qeveria kë dhënë për biznesmenët.

Qeveria është sjellë si spekulanti më I madh. Duke lejuar rritjen abusive të cmimeve, duke e nxitur atë.

Paketa #rezistencës sociale, një paketë e cunguar, e pamjaftueshme tallëse me shqiptarët.

Shqipëtarët sot:

Nuk kanë të drejtën e strehimit

nuk kanë të drejtën e fjalës

nuk kanë të drejtën e votes.

nuk kanë të drejtën e protestës.

Sot jemi në regjim!! E ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar regjimet, dhe ajo është #protesta dhe vetëm protesta.

Shqiptarët sot e kanë jetike të protestojnë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply