Alibeaj falsifikon deklaratën e grupit parlamentar të PD

Enkelejd Alibeaj ka falsifikuar deklaratën e grupit parlamentar të PD. Dokumenti që lexoi Alibeaj nuk është deklaratë në emër të grupit parlamentar demokrat, por qëndrim personal i tij dhe i mbështetur nga Lulzim Basha.

Alibeaj lexoi gjatë një dalje për mediat, një deklaratë gjoja të dakordësuar. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm vetëm 17 deputetë dhe shumë prej tyre nuk kanë qenë dakord me deklaratën.

Alibeaj mashtroi edhe lidhur me mungesën e deputetëve të tjerë. Ai tha se deputetët munguan për shkak të pushimeve, kur në të vërtetë ata bojkotuan mbledhjen e thirrur nga Basha.

Deputetët e pranishëm në mbledhje
Lindita Metaliaj
Dhurata Cupi
Greta Bardeli
Zheni Gjergji
Ina Zhupa
Ilda Dhori
Sajmiri Korreshi
Kastrioti Piroli
Dashnor Sula
Kreshniku Collaku
Lefter Geshtenja
Selaudin Jakupllari
Arbi Agalliu
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Eralda Tase Bano
*Ervin Salianji është larguar nga mbledhja

Deklarata e lexuar nga Alibeaj
1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.

  1. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
  2. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
  3. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
  4. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve.b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë.c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply