Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu ka komentuar kërkesën e deputetëve të Lulzim Bashës se, pas dorëheqjes së tij, të tërhiqet edhe ish-Kryeministri Sali Berisha për drejtimin e PD-së.
I ftuar në ‘Zona Zero’, Balliu e ka quajtur një fletushkë të shkruar nga deputeti Basha e cila garanton fitoren e Ramës në 61 bashkitë e vendit në zgjedhjet lokale në 2023.
Balliu: Komisioni i Rithemelimi u mblodh dhe diskutoi për organizimin e partisë dhe për të çuar deri në fund detyrimet e këtij komisioni për urdhërat e nxjerra nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, qoftë për zgjedhjet në degë, për zgjedhjet për delegatët dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së.
Së dyti u mblodh edhe për situatën politike dhe të jemi të qartë se Lulzim Basha është shkarkuar. Tani e hoqi Enkelejdi me Gazin por ai u shkarkua në 11 dhjetor nga demokratët dhe në 18 dhjetor e ratifikuan me referendum 44 mijë anëtarë demokratë të cilët u vërtetuan të vërtetë nga rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit.
Diskutuam edhe për fletushkën e shkruar nga deputeti Basha e cila bënë dy absurditete të mëdha për një vend demokratik po aq më tepër për PD-në.
Fletushka mision ka të vrasë votën sepse nuk duhet të kemi zgjedhje dhe nuk njeh asnjë përgjegjësi se çfarë i bënë logos deputeti Basha apo edhe deputetët që janë në krah të tij sot.
Kur ti nuk mbanë përgjegjësi ti nuk mund të bësh korrigjime apo kur nuk do të mbash përgjegjësi ti nuk mbanë gabime, pra misioni i tyre paska qënë që ta lënë logon e PD-së në vend të fundit dhe të mendosh që në këtë formë të shkosh në zgjedhjet e 2023 për zgjedhjet lokale është edhe më absurde.
Fletushka garanton fitoren e Ramës në 61 bashki. Ne mendojmë që ka një kuvend në 30 prill, ku deputetët që kanë një mendim ndryshe të vijnë dhe të vendosi kuvendi me votë. Zgjedhje në parti nuk mund të anashkalohet, vota nuk mund të goditet sepse është hapi i parë i shërimit të plagëve.