Berisha pret në takim përfaqësuesit e forcave politike shqiptare në Malin e Zi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim, ata e falenderuan ish-kryeministrin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.

Berisha theksoi në takim se, “pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, mbasi pavarësia e Malit të Zi, në të cilën ju patët një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin”. “Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të votojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike”, u shpreh lideri historik i PD, Sali Berisha.

Përfaqësuesit e forcave politike të Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply