“Për të mirën e të gjithëve, Messi duhet të largohet nga Parisi”

“Lionel Messi do të duhej të largohej nga Parisi, për të mirën e të gjitha palëve”. Kështu shkruan media franceze “RMC Sport” duke iu referuar komentatorit të saj, Jerome Rothen”.

Ky i fundit nuk beson se ylli argjentinas do të duhej të qëndrojë në Paris Saint-Germain pas një sezoni thuajse të falimentuar.

“10 ditë të kaluar në Argjentinë nuk do ta përmirësojnë pjesën e fundit të sezonit me PSG-në. Jam skeptik, historia e dashurisë në mes të palëve nuk ka lindur kurrë. Për të mirën e të gjithëve, ai do të duhej të largohet në qershor. Kjo është parandjenja ime”, deklaroi ai.

Messi i ka zhvilluar vetëm 26 ndeshje me PSG-në këtë sezon duke i realizuar 7 gola dhe duke i dhuruar 11 asistime në të gjitha kompeticionet. Për të spekulohet se mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply