Spahia-të rinjve: Falë jush Shkodra qëndron e pamposhtur në kolonat e konservatorizmit

“FRPStalks” ka organizuar ditën e sotme takimin e radhës me kryetarin e ‘Young Republicans’, Rick Loughery në Shkodër, ku i pranishëm është edhe kryetari i ri i bashkisë, Bardh Spahia.

Në fjalën e tij para të rinjve shkodran dhe amerikanë, Spahia theksoi se ishte kjo rini e cila me energjinë e saj bëri të mundur që Bashkia e Shkodrës qëndroi e pamposhtur në kolonat e konservatorizmit dhe që bëhet shembulli më i mirë për të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.

Bardh Spahia: Të dashur miq në emër të personave të mrekullueshëm që ndodhen sot në sallë, ju mirëpres në Shkodër. Është një kënaqësi e veçantë për mua që të diskutojmë për disa çështje shumë të rëndësishme që na shqetësojnë jo vetëm shoqërinë tonë por edhe rininë tonë.

Të dashur të rinj, gjej rastin tju falënderoi për shpirtin entuziast për shpirtin që i dhatë fushatës së shkurtër por ishte një energji e cila u perceptua nga të gjithë banorët e Shkodrës të cilët e mbështetën punën tuaj dhe energjinë që transmetuat te çdo qytetar. Është falë jush që Bashkia e Shkodrës sot qëndron e pamposhtur në kolonat e konservatorizmit dhe që bëhet shembulli më i mirë për të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë. Nga Shkodra filloi ndryshimi i madh u vulos se kush është shumica e demokratëve të vërtetë dhe u vendos edhe njëherë dominimi i fortë i rrymës konservatore në PD.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply