Berisha: Sot të bashkuar demokratët e Kavajës nderojnë 31 vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, sot të bashkuar demokratët e Kavajës nderojnë 31 vjetorin e 25-26 marsit të kryengritjes antikomuniste të Kavajës.

Berisha shkruan më tej se, regjimi arrestoi dhe torturoi e burgosi me dhjetra e dhjetra të rinj antikomunistë, por ndeshjen e fitoi Kavaja heroike, e cila me kryengritjen e saj drodhi themelet e diktaturës dhe çliroi qytetin prej saj.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Sot te bashkuar demokratet e Kavajes nderojne 31 vjetorin e 25-26 marsit te kryengritjes antikomuniste te Kavajes!

Te dashur miq, ne historine e levizjes antikomuniste shqiptare 25-26 Mars te vitit 1990 jane data historike. Me 25-26 mars te vitit 1990 te rinjte antikomuniste dhe qytetaret e Kavajes u ngriten ne nje kryengritje te vertete antikomuniste u dhe shnderruan me 25 mars ndeshjen midis skuadres se Partizanit dhe ekipti te qytetit ne stadiumin Besa ne nje ndeshje midis te rinjve guximtare e trima te Kavajes, me thirrjet “Poshte Diktatura, Liri Demokraci, Enver Hitler”, me fallangat terroriste te diktatures staliniste. Keto thirrje u shoqeruan me hedhjen ne fushe te qindra vellimeve te veprave te Diktatorit. Pas kesaj ndeshje epike qe nisi ne stadium vazhdoi ate dite dhe te nesermen ne rruget dhe sheshet e Kavajes.

Rregjimi arrestoi dhe torturoi e burgosi me dhjetra e dhjetra te rinj antikomuniste por ndeshjen e fitoi Kavaja heroike, e cila me kryengritjen e saj drodhi themelet e diktatures dhe çliroi qytetin prej saj.

Sot kete ngjarje herioke e perkujtuan demokratet e Kavajes te bashkuar rreth idealeve te lirise, demokracise te martirit te pare te demokracise Josif Budes dhe trimave e guximtareve antikominste te Kavajes qe shkruan me 25-26 mars te vitit 1991 nje faqe te ndritur ne historine e qendreses se shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor.

Nderim dhe lavdi te gjithe atyre te rinjve, burrave dhe grave te Kavajes qe organizuan e moren pjese ne kryengritjen antikomuniste te marsit 1990 dhe qe qendruan te pamposhtur para dhunes, terrorit, torturave te policise terroriste te regjimit diktatorial.

Rrofte Kavaja Heroike. sb

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply