Komisioni i Rithemelimit në seli, Noka: Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë, edhe për Bashën

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e PD-së, ku kanë inspektuar edhe bunkerizimin që kishte bërë deputeti Lulzim Basha.

Duke folur për mediat, anëtari i Komisionit, Flamur Noka u shpreh se në PD ka vend për të gjithë edhe për Lulzim Bashën.

“Dy janë mesazhet që ju përcjellim: Ç’bunkerizmi i selisë së PD-së dhe rrugën nga çdo demokrat në bazë e deri tek deputetët e kemi së bashku. Pas ç’bunkerizimit, selia do të jetë e hapur për çdo demokrat. Nuk duam ta kujtojmë këtë situatë që kaloi PD dhe do të shikojmë para. Nuk mund të mbetemi peng i bunkerit. Beteja do të jetë me regjimin”, tha Noka.

A ka vend për Bashën në PD?

“Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, që nuk pajtohet me regjimin dhe lufton kundër regjimit. Nuk do të jetë më parti e bravave dhe dyerve të mbyllura, por është parti e hapur për të gjithë. Për Lulzim Bashën, i cili do të jetë një nga kolegët tanë dhe për këdo që jep kontribute. Tani nuk kemi asnjë ndarje, gjithçka për bashkimin”, përfundoi Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply