Berisha në Tepelenë: Siç ka nevojë zogu për ajrin, ka nevojë PD për bashkimin e saj

Lideri Historik i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PD në Tepelenë.

Atij ju rezervua një pritjeje shumë entuziaste. Berisha duke i falenderuar për pritjen tha në fjalën e tij se, mbi të gjitha për këtë frymë bashkimi që demonstroni ju sot në këtë foltore i cili është mesazhi më i rëndësishëm që u dërgoni demokratëve shqiptare.

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin.

Regjimin të cilin kriza po e njerr përditë para shqiptarëve që çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta ne Ukrainë është 1 euro më e lire se sa në Shqipëri shumë larg nga lufta.

Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë patur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është nje mesash i shkëlqyer.

8 vite në opozitë, 8 vitë trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrficash që i bashkon demokratët”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se, vendi ndodhet në situatën më të vështirë.

“Eshtë e vertetë që ka një agresion ndaj një vendi të lirë i cili po qëndron me forcën e lirisë së njerzve të lirë. Ukrainasit e lirë po përballen me njërën prej ushtrive më të armatosura dhe në fakt po e dëmtojnë atë maksimalisht.

Kjo luftë ka krijuar probleme në treg. Por ato në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës”, tha Berisha.

Për krizën energjetike, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se, “ata hapën turbinat dhe shitën energjinë me lirë. Bënë një veper kriminale. Tani Fierza po shkon drejt vdekjes, në vend që të ruhej”.

“Tani thonë se e ka fajin lufta. E ka fajin vjedhja. Prandaj është detyra jonë, është misioni ynë që ti shpjegojmë çdo qytetari atë që po ndodh.

gjitha vendet kanë ulur taksat për të lehtësuar qytetarët, Ndërkohë këtu çmimet shkojnë në stratosferë. Nisen nga mentaliteti komunist se vetura duhet të kenë vetëm zyrtarët, Po jo kjo është një arritje e lirisë. Kjo nuk është logjikë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hetimet: Veliaj pastroi para

Në Tiranë SPAK-u bëri të ditur të premten se në lidhje me hetimet që kanë …

Leave a Reply