Këlliçi: Pse Rama dhe Veliaj po shpenzojnë 12 milionë euro ‘bonus qeraje’ në Kombinat

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër aferë të rëndë korruptive që po zhvillohet me procesin e rindërtimit në zonën e ish-Kombinatit, pas tërmetit tragjik.

Në postimin e tij në rrjetin social, Këlliçi thekson se qeveria dhe bashkia kanë paguar deri tani 5.9 milionë euro për bonuset e qerave për 1200 familje të cilat do të akomodohen në 31 pallate dhe pritet që deri në fund të këtij procesi të kenë paguar gati 12 milionë euro.

Kjo shifër e frikshme do paguhet vetëm për bonuset e qerave, ndërkohë që procesi i rindërtimit nuk ka ecur sipas parashikimeve dhe sipas Këlliçit, mund të ishin ndërtuar 20 nga 31 pallatet në fjalë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Në zonën e ish Kombinatit në Tiranë janë 1200 familje që trajtohen me bonus qiraje mesatarisht 20 mijë lekë të reja në muaj.

Janë shpenzuar deri më tani 5.9 milionë euro për 2 vjet.

Rindërtimi zero! Asnjë pallat nuk është ndërtuar nga 31 të tillë që janë parashikuar.

Sipas përllogaritjeve të bashkisë, rindërtimi në këtë zonë të Tiranës kushton 18 milionë euro. Bashkia Tiranë ka përcaktuar si kosto ndërtimi shumën 300 euro për metër katror. Sipas Veliaj, kostoja e ndërtimit të një pallati është afërsisht 570 mijë euro. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 60 mijë metra katrorë.

Duhen së paku 2 vjet kohë për ndërtimin e një pallati. Kjo do të thotë se qeveria do të vijojë të paguajë edhe 5.9 milionë euro të tjera bonuse qiraje.

Po me 12 milionë euro të shpenzuara për bonuse qiraje mund të ishin ndërtuar 20 nga 31 pallatet në fjalë.

Përse Rama dhe Veliaj nuk nisin ndërtimin e pallateve ndërkohë që koha kalon dhe shpenzimet rriten?

Sa është buxheti për rindërtimin në ish Kombinat dhe përse nuk ka transparencë financiare?

Po shfrytëzojnë një fatkeqësi natyrore për të majmur llogaritë e tyre. Sjellje tipike hienash. Janë për burg!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply