Nesho: Fenomeni Basha ka përfunduar! Presidenti i ri do t’i shërbejë interesave të Ramës

Diplomati Agim Nesho tha në emisionin ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv se, fenomeni Basha ka përfunduar dhe nuk është një faktor relevant në politikë.

Nëse do të ketë ndikim ambasadorja e SHBA në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Nesho tha se ajo do ndikojë te Rama pasi po e përkrah në një situatë të vështirë.

“Zgjedhje ne presidentit e ka Rama. Ai në këto kushte, me gjithë këto skandale do e shikonte si strategji për veten e tij. I duhet dhe një 5-vjeçar të mbrojë veten nga një proces që s’dihet kur të përfundonte”, tha Nesho.

Më tej diplomati tha se figura e presidentit të ri do jetë në funksion të interesave personale të Edi Ramës.

“Do jetë një njeri që do ja dijë për nder jo interesave se çfarë duhet të laujë me rolin e presidentit, por nder personal Ramës, të jetë një njeri si në rastin e Gent Cakës.

Edhe vizita e Kim, në ato figurat e përmendura deri tani, si Nikolla, Kodheli, do jetë nga ata bashkëpunëtorë të ngushtë të Ramës.

Do jetë në atë ngushtësi që nuk kalojnë cakun për t’i bërë një betejë si Meta, por njerëz që vetë Rama e shikon rolin e presidentit në rolin e një noteri të qeverisë”, tha Nesho.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply