Pollo: Presidenti i ardhshëm do të kontrollohet absolutisht nga Rama!

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo ka folur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Pollo ka paralajmëruar se kjo verë do na gjejë me një president i cili do të kontrollohet absolutisht nga Rama.

Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm për demokracinë, duke iu referuar presidentëve paraardhës si Nishani apo Meta dhe sipas Pollos, një gjë e tillë ka shumë shance që të mos vijojë pasi Rama do kontrollojë lëvizjet e presidentit të radhës.

Pollo: Nuk duhet të jemi më optimist se na lejon realitit. Kushtetuta është e qartë që Presidenti zgjidhjet në raundin e katër me shumicë të thjeshtë dhe Rama e ka dhe e kontrollon. Duhet të përgatitemi që në krye të shtetit do të kemi një person që Rama beson se e kontrollon në lëvizjet e tij apo saj.

Ideja është që roli i Presidentit të Republikës, përveç funksioneve kushtetuese të jetë edhe një gurë mozaiku në balancën demokratike të shtetit dhe volit që të mos jetë me ngjyrat e partisë ne pushtet.

Kjo është realizuar gjatë kohës së Bujar Nishanit edhe Ilir Meta edhe pse u zgjodh me votat e partisë në pushtet e ka luajtur rolin e kundërshtisë në raport me ligjet antikushtetuese ligjet korruptive dhe ka qënë një shërbim për demokracinë shqiptare. Nga vera e tutje druem se nuk do kemi një person që do ta ushtrojë këtë rol.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply