Kryetari i PD Vlorë: Ristrukturimi i PD drejt fundit! Rritje e theksuar e entuziazmit pas 6 marsit

Kryetari i PD, Dega Vlorë, njëherazi edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Genc Deromemaj ka folur në lidhje me procesin e ristrukturimit në Qarkun e Vlorës.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, Deromemaj ka sqaruar se procesi ka ecur shumë mirë dhe ka një rritje të theksaur të entuziazmit te anëtarësia sidomos pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Deromemaj: Për qarkun Vlorë mund të them që procesi ka përfunduar në lidhje me ristrukturimin e Selenicës dhe në rrethet e tjera është në përfundim. Procesi ka shkuar shumë mirë dhe ka pasur një gjithëpërfshirje të jashtëzakonshme me individë të caktuar që përbëjnë një numër jashtëzakonisht të vogël që nuk kanë marrë pjesë në këtë proces.

Kam bindjen se deri në fund të procesit do i bashkohen ristrukturimit dhe do marin përgjegjësitë e tyre që do u ngarkohen.

Mund të them që është një proces që po shkon mirë sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit kemi një rritje të theksuar të entuziazmit dhe kjo vihet re jo vetëm në Qarkun Vlorë.

Struktura e partisë në secilën degë që është e angazhuar me procesin një nga detyrat është edhe anëtarësimet e reja.

Të gjithë shqiptarët janë në një situatë shumë të vështirë jo vetëm ekonomike dhe hemorragjia e largimit të shqiptarëve nga vendi e ka prekur edhe Qarkun e Vlorës dhe për fat të keq rinia zë edhe pjesnë më të madhe të largimeve.

Ne po vazhdojmë me të gjitha format që të vijojmë me anëtarësimet e reja dhe këto nuk mund të bëhen vetëm për numra, por ka forma të ndryshme që mund të mbështesës PD-në.

Procesi që ka nisur brenda PD-së ka nisur me Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar dhe të gjitha procest janë përcaktuar në këtë kuvend.

Ne kemi vendosur që të dorëzojmë në datën 10 prill emrat që do jenë kandidatë për drejtimin e degëve. Kjo nuk e cenon këtë proces. Kemi vendosur datën 10 për qëllim që zgjedhjet të mbahen në datën 16, 17 ose 18 për arsye që tu ofrojmë kandidatëve të mundësojnë një fushatë brenda PD-së.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply