Lufta në Ukrainë, potencial dhe limite të Europës «gjeopolitike»

Vladimir Putini, ka thënë Joe Biden gjatë diskutimit në Kongres mbi Gjendjen e Unionit, i ka gabuar bujshëm llogaritë kur ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës. Presidenti rus duket se ka nënvlerësuar aftësinë e rezistencës së ukrainasve, por edhe vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre për t’ju kundërvënë planeve të tij të pushtimit të Kievit. Nëse është kështu, surpriza më e madhe duhet të ketë ardhur nga Bashkimi Europian.

Uniteti i rigjetur

Ideja se Bashkimi Europian mund të ndahej nuk ishte ide në ajër. Në vitet e kaluara Bashkimi Europian i ka mbështetur aspiratat europiane të Ukrainës dhe ndëshkuar me sanksione pushtimin rus të 2014, por bëhej fjalë për një mbështetje të mefshtë dhe sanksione të kufizuara. Në realitet, anëtarë të ndryshëm të Bashkimit Europian, sidomos atyre perëndimorë, shpresonin ta ngrinin situatën në Ukrainë për të ruajtur një minimum stabiliteti në Europë dhe bashkëpunuar me Rusinë në fronte të tjera. Putini mund të jetë mbështetur mbi faktin që këto vende nuk do ta modifikonin këtë preferencë themelore.

Presidenti rus dhe enturazhi i tij duhet patjetër të bëhen përgjegjës se në rast eskalimi Bashkimi Europian do të adoptonte sanksione më të rënda se ato që pasuan aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Donbasit në luftën e 2014. Por Putini duhet të ketë menduar se, i vënë përballë faktit të kryer, kohezioni europian do të zbehej. Llogaria e Putinit ishte se sanksionet kanë një kosto domethënëse edhe për vendet europiane, që do të kishin pasur kështu një interes për të stabilizuar çmimet e energjisë dhe të commodities.  Batica e refugjatëve ukrainas të derdhur në Bashkimin Europian do t’i vendoste në presion të mëtejshëm europianët, që mbi emigracionin janë përçarë në të kaluarën si në asnjë çështje tjetër. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, është gjithmonë arma e frikësimit dhe e kërcënimit të eskalimit bërthamor. Ironia (tragjike) për Putinin është se sikur të ishte kufizuar me njohjen e republikave të sipërpërmendura të Donjeckut dhe Luganskut në Donbas, Bashkimi Europian do të ishte lodhur të gjente një mirëkuptim lidhur me një përgjigje shumë të rreptë, por në një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e Ukrainës si një vend i pavarur i ka flakur tej çdo dyshim Brukselit dhe në kryeqytetet europiane dhe Bashkimi Europian është zbuluar si aktor gjeopolitik.

Përjashtimi i Rusisë

Bashkimi Europian jo vetëm e ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës si shkelje e dhunshme e së drejtës ndërkombëtare. Ka ndërtuar edhe përplasjen me Rusinë në terma normativë, përplasja midis dy botës së vlerave – një që privilegjon të drejtën dhe liritë, tjetra forca dhe autoritarizmi – në kontrast të pariparueshëm. Prandaj është në sensin e sigurimit të një ardhmjeje të demokratike të Ukrainës që shumë janë shprehur në favor të një aderimi të saj në Bashkimin Europian. Objektivi për të ndërtuar në siguri të përbashkët në Europë, për më tepër tashmë e kompromentuar prej vitesh, përfundimisht është arkivuar. Hapja ndaj Putinit, ndoshta në termat e afërsive ideologjike si për Hungarinë iliberale të Viktor Orban apo të kalkulimieve strategjike si në rastin e Ostpolitikës gjermane (por e favorizuar nga francezët dhe sidomos nga italianët), nuk është më e mbështetshme. Në Bashkimin Europian Rusia nuk e ka më asnjë partner.

Bashkimi Europian është demonstruar i gatshëm t’i shkaktojë një kosto të lartë Rusisë. Ka ngrirë imobiliare dhe tituj të thuajse çdo oligarku afër me Putinin, të anëtarëve kryesorë të kabinetit të tij, si edhe të vetë presidentit. Ka shkëputur pjesë të mirë të bankave ruse nga sistemi mesazhistik ndërbankar Swift, megjithëse duke ruajtur pagesat e importeve të hidrokarbureve. Ka mbyllur aksesin ndaj tregjeve financiare europiane të bankave dhe kompanive ruse dhe vendosur një limit prej 100000 eurosh në depozitat e Bashkimit Europian të qytetarëve rusë. Sidomos, Bashkimi Europian ka bllokuar askesin e Bankës Qendrore Ruse ndaj rezervave të jashtme të mbajtura në euro (rreth 32% e totalit, mbi 200 miliard), duke reduktuar kapacitetin e qeverisë ruse në amortizimin e efektit të sanksioneve. Dhe nuk ndalet këtu. Bashkimi Europian e ka reduktuar ndjeshëm, me valë pakashumë integrale, shkëmbimet tregëtare me kompani ruse aktive në sektorin e mbrojtjes, nxjerrjes dhe transportit të hidrokarbureve, aerohapësirës, kantieristikës, transporteve tokësore e detare, shërbimeve të sigurimit dhe të risigurimit. I ka vendosur limite tregëtisë së mallrave me përdorim dual dhe gjysmëpërçuesve, materialeve të nevojshme të funksionimit të aparaturave dixhitale si spmartfonët dhe kompjuterët (veç të tjerash). Bashkimi Europian ka mbyllur hapësirën ajrore ndaj fluturimeve të Rusisë dhe ndaluar kalimi sipër Rusisë për kompanitë europiane.

Vaëa e sanksioneve – ndaj atyre të Bashkimit Europian i shtohen atyre të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, Australisë dhe të tjerë akoma ë është maturuar më tej me vendimin e organizatave të ndryshme sportive dhe kulturore për ta përjashtuar Rusinë. Sidomos pse është në zhvillimin një çimpenjim kolosal spontan të dhjetëra e dhjetëra kompanive europiane dhe jashtëeuropiane nga Rusia. Faktikisht, Bashkimi Europian ka kontribuar për ta përjashtuar Rusinë nga benefitet e globalizimit: tregje financiare të hapura, investime direkte, tregëti, qarkullim personash, argëtim, përdorim i teknologjisë për pagesat, informacion dhe të tjera akoma. Bashkimi Europian u ka hapur dyert qindramijëra refugjatëve ukrainas, duke u dhënë atyre mundësinë që të qarkullojnë, të banojnë dhe të punojnë në të, si edhe edhe të kenë akses në benefitet sociale. Komisioni Europian ka premtuar një alokim prej 1.2 miliard eurosh në mbështetje makroekonomike Ukrainës. Këtyre do të vijnë t’ju shtohen kontributet kombëtare.

Së fundi, por sigurisht jo e fundit për nga rëndësia, Bashkimi Europian ka premtuat t’ia lehtësojë asistencën ushtarake Ukrainës, në linjë me orientimin e thuajse të gjithë shteteve anëtare, përfshi atë tradicionalisht ngurrues si Suedia dhe Gjermania. Vendimi i Berlinit për t’i rritur shpenzimet ushtarake në atë që është në çdo aspektet një riarmatim do t’i shtyjë vendet e tjera e Bashkimit Europian të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Kjo hedh bazat e një forcimi të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së përbashkët të Bashkimit Europian, jo në kuptimin e një federalizimi sesa të një integrimi më të madh të kapaciteteve e të investimeve dhe prandaj një perspektivën e një potenciali projektimi dhe operativ. Vizioni i një autonomie më të madhe dhe sovranitet strategjik të kultivuar në veçanti nga Emmanuel Macron merr një formë pak më shumë të përcaktuar.

Limitet e Europës gjeopolitike

Përgjigja e Bashkimit Europian ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka qenë e shpejtë dhe jashtëzakonisht e ashpër. Ekonomia ruse në këtë moment është toksike. Kush i afrohet e bën me rrezikun e tij. Duhet deduktuar se përgjigja europiane ka qenë efikase? Përgjigja paraprake është: patjetër që po. Ama ekzistojnë limite të sakta, dhe rreziqe pasuese ndaj transformimit të supozuar në aktor “gjeopolitik” të Bashkimit Europian.

Limiti i parë është i lidhur me ecurinë e luftës. Midis ekspertëve ushtarakë qarkullon ideja se ushtria pushtuese mund të jetë afër kolapsit, por nuk është e thënë që as ndalimi i fushatës të çojë në fundin e dhunave. Për momentin, Putini nuk ka bërë tërheqje lidhur me objektivitn e thyerjes së Ukrainës. Nëse lufta do të bëhet më brutale, Bashkimi Europian (ashtu si Shtetet t Bashkuara) do të gjendet në darë midis logjikës së rritjes së presionit – dhe ndihmave ushtarake për Ukrainën – dhe asaj të shmangies së eskalimit, domethënë një përplasje ushtarake midis NATO dhe Rusisë. Bashkimi Europian, si asnjë tjetër, nuk e ka një strategji të vërtetë përtej presionit ndaj Moskës dhe ndihmave për Kievin. Përcaktimi i hapave të ardhshëm do të bëhet shumë më rriskuese dhe, për pasojë, më e vështirë, aq më shumë që Moska ka hyrë në një spirale hiperautoritare dhe të mbajë hapur kanaëet e komunikimit – një hap i nevojshëm për të frenuar eskalimin – mund të bëhet objekt kundërshtishë në rritje.

Limiti i dytë është mbështetshmëria e regjimit të sanksioneve, sidomos nëse Bashkimit Europian do t’i duhej të kalonte në reduktimin e importit të hidrokarbureve nga Rusia. Në rast se lufta do të zvarritej deri në vjeshtë, Bashkimi Europian do të gjendet i detyruar të arësyetojë sesi t’i ruajë furnizimet e tij energjitike. Sesa është e mundur ta bëjë pa Rusinë është e paqartë.

Limiti i tretë është kohezioni europian, për sa i pajisur me jetën e tij, e ka origjinën e tij përpara në koordinimin e vazhduehsëm me një administratë amerikane me vokacion të fortë atlantist. Megjithatë, Biden është në vështirësi të madhe në atdhe. Nëse në nëntor republikanët – shumë prej të cilëve “trumpianë” – do të merrnin kontrollin e Kongresit, atëhere shtylla transatlantike që kontribuon për ta mbajtur unitetin europian do të dobësohej. Në rast se Donald Trump, që dy ditë përpara pushtimin e përkufizonte akoma Putinin si një “gjeni” dhe që nuk ka fshehur kurrë armiqësinë e tij kundrejt Europës apo një kandidat tjetër si ai do të duhej të fitonte presidencialet e 2024, kjo shtyllë do të mungonte krejtësisht.

Në konkluzion, Bashkimi Europian ka demonstruar një potencial influence gjeopolitike të konsiderueshme. Rreziku që uniteti europian mos t’i durojë një intensifikimi të dhunave në Ukraninë apo lehtësimit të frontit transatlantik është real. Për Bashkimin Europian prova e zjarrit është ende e pritshme, por precedentit i kësaj jave të fundit nuk do të mund të injorohet më.

(nga Istituto Affari Internazionali)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit të kompanive të sigurimeve në qendër të Nju Jorkut

Një burrë është arrestuar për vrasjen e një shefi të kompanisë së sigurimeve të SHBA-së …

Leave a Reply