Berisha tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka treguar për gazetarët se çfarë u diskutuar në 2 orë e 30 minuta mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Berisha theksoi se në mbledhje u diskutua për çështje organizative të PD-së dhe Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit.

“Diskutuam për kuvendin e ardhshëm të PD-së. U diskutua për listat me të cilat do të votohet. Tani disponohen listat e vitit 2019, 2021. Listat do të ju dërgohen degëve të PD-së, për të përcaktuar emrat që do të votojnë.

Kam besim se çdo anëtar i PD-së do të votojë, shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës, grupseksionit dhe me radhë.

Edhe njëherë dua të garantoj çdo anëtar të PD-së, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç pajisjes me dokumentet e partisë dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë.

U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD-së, ka objeksion ti nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit, përputhjes së tij me statutin.

Në këtë diskutim të zgjeruar folëm për zgjerimin e spektrit të organizatave, dhe bashkëpunimit me organizata të tjera, veç atyre partnere.

PD është drejt hapjes së mëtejshme të kësaj force politike. U ngrit grup pune për të hartuar udhëzuesit e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Ishte një mbledhje kushtuar probleme organizative të PD-së”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply