Mandija: Alibeaj është i shkarkuar si Basha, s’mund të ankimojë vendimin për “11 dhjetorin”

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv situatën në Partinë Demokratike. Mandija tha se, vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe rrjedhimisht ajo theksoi se Alibeaj është i shkarkuar dhe s’mund të bëjë ankimim në gjykatë.

“Për vendimin ka marrë formë të prerë dhe i jep të drejtë palëve të bëjnë ankimim në apel. Palët është Rithemelimi, dhe në këtë Kuvend janë shkarkuar të gjithë me radhë.

Palë të treta nuk kishte. Nuk e di në çfarë cilësie Alibeaj bën ankimim. Ai është i shkarkuar si zoti Basha për sa kohë nuk është palë dhe as person i tretë”, tha Mandija.

Avokatja Mandija theksoi se, në bazë të kodit të procedurës civile, gjykata do shqyrtojë kërkesën ankimore të Alibeajt, por duke qenë se ai është i shkarkuar ankimimi nuk do të njihet.

“Ajo nuk pranohet kur nuk legjitimohet personi. Alibeaj nuk legjitimohet për të bërë diçka të tillë. Gazment Bardhi ka bërë edhe presion ndaj Gjykatës. Askush s’mund të bëjë komente kur është një vendim gjykate”, tha Mandija.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply