Berisha: Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores, deklarata e saj, dështim i paralajmëruar!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka folur për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Gazetarët kanë këmbëngulur në lidhje me deklaratën e djeshme të Yuri Kim, që shkruante se kishte takuar Enkelejd Alibeajn si ushtrues detyre i kryetarit të PD-së, Berisha tha se, ishte një dështim i paralajmëruar i saj.

“Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores.

Ishte një dështim i paralajmëruar. Siç e dini, Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me Konventën e Vjenës nuk ka asnjë tagër të hyjë në jetën e brendshme të një force politike.

Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e sheh dhe e ka të qartë se në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i Guvernatores. Zonja në fjalë shkel çdo rregull. Preferon për shkaqe të terrenit që ka gjetur te Edi Rama dhe Lulzim Basha që të bëjë atë rol që i ka caktuar vetes.

Grupi parlamentar është legjitim. Komisioni i Rithemelimit i votuar nga 4900 anëtarë është plotësisht legjitim. Dy janë forumet politik kryesor, drejtues i PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Grup parlamentar ka dhe do të ketë, dhe Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë çdo diskutimi dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply