Legalizimi i drogës/ Shehu: Rama kërkon të legalizojë grupet kriminale dhe trafikantët

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar nismën e kryeministrit Rama për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Shehu thotë se, Rama po kërkon të legalizojë grupet kiminale dhe trafikantët.

Ndër të tjera Shehu thotë për FaxNews se me legalizimin e kanabisit, Shqipëria do të marrë një damkë ndërkombëtare teksa tha se nga kjo nismë, nëse do të konkretizohet, do të pasurohen një grup njerëzish, ndërsa shqiptarët do të varfërohen.

“Ajo që kërkon të bëjë kryeministri nuk është gjë tjetër legalizimi i grupeve kriminale, trafikantëve, kultivuesve ilegal të drogës. Duke shkatërruar ekonominë, blegtorinë, që në të vërtete do të pasurojë një grup njerëzish dhe do varfërojë të tjerët.

Banorët e Lazaratit janë njerëz me vite burg, pa një procedurë të qartë, të dënuar, mbi fakte të pabindshme, janë të dënuar si një hakmarrje e regjimit.

Nuk ka asnjë kuptim dhe interes për vendin tonë, për ta kthyer Shqipërinë në republikën e kanabisit, duke e bërë që të zotërojë krimi, paligjshmëiria dhe të marrim një damkë ndërkombëtare”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i Trump për hetimin e McGonigal, të korruptuar nga Rama kundër Berishës

Donald Trump reagoi pak muaj më parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles …

Leave a Reply