“Është koha që Messi të kthehet në shtëpi“

Dani Alves e ka këshilluar ish-shokun e skuadrës, Lionel Messi të rikthehet në Barcelonë për ta bërë së bashku “vallëzimin e fundit”.

Ylli argjentinas ka hasur në vështirësi për ta gjetur formën më të mirë në Paris Saint-Germain që kur u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë, për t’i dhënë fund eksperiencës së lavdishme në klubin katalunas.

Shtatë herë fituesi i Topit të Arë i realizoi vetëm tre gola në 21 ndeshje në ligën franceze deri tash.

Raportimet e fundit kanë thënë se Messi nuk është i lumtur në Paris dhe se nuk është përshtatur me qytetin dhe klubin për shumë arsye.

Madje, javë më parë flitej se babai i Messit i ka kontaktuar drejtuesit e Barcelonës për t’ua tregua gatishmërinë e numrit 10 për t’u rikthyer në Camp Nou.

E në ndërkohë Alves u bë përforcimi i parë i Xavi Hernandezit në “Camp Nou”, ku u kthye pas eksperiencave që i pati në Juventus, në Paris Saint-Germain dhe në Brazil.

Tash, veterani brazilian e thërret edhe Messin t’i bashkohet në “Camp Nou”, në, siç thotë ai, “vallëzimin e fundit” para pensionimit.

Messi dhe Alves kanë luajtur së bashku për gjigantin katalunas në periudhën 2008-2016, ndërsa i kanë fituar 23 trofe së bashku, me një mesatare të hatshme prej 3 trofeshë për sezon.

“Unë nuk e di se çka mendon apo se çka do të bëjë ai. Ai mund të rikthehet për të luajtur edhe një vit me mua në ‘vallëzimin e fundit’. Pse jo? Nuk është askund më mirë se këtu. Ne nuk mund të bëhemi më të mirë se më parë në Barça. Ai u largua dhe e provoi një eksperiencë. Është koha për t’u kthyer në shtëpi nëse dëshiron ai. Do të ishte diçka e madhe nëse Leo mund ta mbyllrë karrierën këtu (në Barcelonë)”, u shpreh mbrojtësi i djathtë brazilian për mediumin katalanas “Diario Sport”.

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh tek Reali? Perez takim urgjent me Ancelottin!

Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në …

Leave a Reply