Kongresi i hashashit dhe kërkesat idiote të AliBashës

Nga Ylli MANJANI

Këtë javë, kolektivat punonjëse në administradë e jo vetëm, kanë detyrë të zbërthejnë mësimet që dolën nga fjalimi i udhëheqësit në kongresin e hashashit. Zbërthimi do bëhet në kafene, emaile zyrtare dhe facebook.

Punonjësit e PS do shpërndajnë fjalimin e vizionarit të ndarë në kapituj sipas sektorëve.

Shokët e televizioneve dhe gazetave do të ndihmojnë në përhapjen e fjalës por edhe në mbajtjen gjallë të debateve mbi këto tema, me qëllim që njerëzit presin të lumtur rritjen e çmimit të energjisë dhe, të harrojnë rritjen e çmimeve.

Për këtë qëllim sektori i propagandës do të veçojë tema të tilla si “të arrestohet Saliu” apo “të shahet Meta” sepse marrin vemendje të madhe.

Janë porositur shokët në sektorin gjyqsor që të mbajnë situatën të tensionuar duke bërë sikur drejtësia vonon por nuk harron. Këtë javë do nxitet dalja e përgjimeve për bakshishet e policëve të Morinës…

Një vemendje e posaçme i duhet kushtuar edhe kërkesave idiote të AliBashës, sepse PD duhet shkrirë.

Në sektorin privat kolektivat punonjëse të kultivimit të hashashit do të jenë pararoja e diskutimit për zbërthimin e fjalës programatike të udhëheqësit.

Nuk është çudi që të hidhet ideja që këta punonjës të bëjnë edhe një parakalim para kuajve të Kryeministrisë me 1 maj…

Kështu pra, java që sapo kemi hyrë do jetë jehonë e kongresit të hashashit.

Ndërkohë udhëheqësi ka shkuar në Gjermani me duart lart dhe me ballkanin e hapur në ballë. Do t’i mësojë internacionalistëve gjermane se Ai dhe shoku Vuçiç po luftojnë dhëmb për dhëmb me Putinin…

Javë të mbarë!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply