Mulgeci: Nuk do jem pjesë e garës për kryetar të degës 9 të PD për t’i hapur rrugën të rrinjve

Kryetari i degës 9 të Partisë Demokratike Tiranë, Saimir Mulgeci është takuar me liderin historik të PD, Sali VBerisha. Mulgeci shkruan në një postim në Facebook se, ka vendosur të mos jetë pjesë e garës për Kryetar të kësaj dege për t’i hapur rrugë atyre që me të drejtë aspirojnë për t’u zgjedhur në ktë funksion.

Postimi në Facebook

E këndshme, si gjithnjë, takimi dhe biseda me prof.dok. Sali Berishën.

Pas diskutimit për situatën aktuale në PD, e informova Dok. Berishën që pas tetë viteve si kryetar i degës 9 të Partisë Demokratike Tiranë, për arësye krejt personale e familjare kam vendosur të mos jem pjesë e garës për Kryetar të kësaj dege.

Kjo jo vetëm për t’i hapur rrugë atyre që me të drejtë aspirojnë për t’u zgjedhur në ktë funksion, por edhe sepse mendoj që tetë vite janë mjaftueshëm për të dhënë kontributin e plotë në pozicionin e kryetarit të degës.

E sigurova Doktor Berishën se kontributi im nuk do të mungojë pavarësisht pozicionit tim politik, do vazhdoj të jem në krah të tij dhe Partisë Demokratike, sepse sfidat që na presin përpara janë vërtet të mëdha.

About Redaksia

Check Also

Negociatat/ 3 shtete të BE nuk japin dritën jeshile për Shqipërinë

27 shtete anëtare të BE-së ende po diskutojnë gjendjen e reformave nga institucionet shqiptare përpara …

Leave a Reply