Spaho dhe Baçi ironi me Nikollën: 2 minutat tona ua japim kolegëve të PS të flasin për kanabisin

Deputetët e PD, Edmond Spaho dhe Luan Baçi kanë ironizuar me vendimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që deputetëve t’iu japë vetëm 2 minuta kohë për të folur, gjë e cila nuk është dëgjuar më parë në foltoren e Parlamentit.

Nikolla lexoi listën e deputetëve në Kuvend dhe kohën respektive që i kishte caktuar secilit, ku një pjesë e vogël e deputetëve të cilët janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, i kishte caktuar vetëm 2 minuta për folur.

Deputetët e tjerë kishin nga 5 minuta dhe deputetëve të PS-së 7 minuta.

Spaho ka kërkuar fjalën e tij dhe i ka komunikuar Nikollës se, minutat e tij ia kalon deputetëve të mazhorancës, vetëm në rast se flasin për kanabizimin.

Pas Spahos, deputeti Baçi gjithashtu i ka kërkuar Nikollës që 2 minutat e tij t’ja kalojë kolegëve të mazhorancës, meqë janë keq me minutat.

About Redaksia

Check Also

Chris LaCivita , një nga tre njerëzit më të afërt të Trump, te Berisha me lejen e Departamentit të Shtetit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Medi deklaron se njeriu më i afërt i presidentit amerikan …

Leave a Reply