Një tjetër kryebashkiaku të Ramës i del emri në përgjimet e SPAK

Një tjetër përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste ka rënë në rrjetën e përgjimeve në kuadër të një hetimi nga SPAK. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain, i cili komunikon me shtetasin Lirjan Hyseni, anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë, për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore.

Këshilltari Lirjan Hyseni, me 15 tetor të vitit të kaluar, i kujton Erion Isait, se në këtë rast “bën një dorë të mirë…”. Kjo bisedë zhvillohet mes tyre një ditë pasi Hyseni kishte takuar biznesmenen e druve në Korçë, Mirela Matraku. Kjo e fundit kërkonte të blinte sasinë e druve, ndërsa Isai i komunikon Hysenit që Matraku duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por fillimisht duhej të kontaktonte, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë.

Pas kryerjes së lëvizjeve përkatëse, vendoset që biznesmenia të merrte për pak ditë 500 metra dru dhe 500 të tjera në ditët e muajit nëntor.

Të enjten e kaluar u pezulluan nga detyra 9 zyrtarë, mes të cilëve dhe drejtoresha e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve në Tiranë Fjoralba Tota, si edhe përgjegjës i sektorit, kryeinspektorë dhe inspektorë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Avdylajt, Doçi dhe 4 zyrtarë policie u gjetën në shtëpi dhe u lanë të largoheshin

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon skandalin me ooeracionin e SPAK dhe policisë. Lexoni mesazhin …

Leave a Reply