Vizita e Ramës në Berlin për nisjen e negociatave/ “EurActiv”: Situata nuk është rozë…

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vizitoi Berlinin, ku mori mbështetje nga kancelari gjerman, Olaf Scholz për nisjen e negociatave.

Por sa reale është kjo perspektivë?

Portali i Brukselit, EurActiv shkruan se, situata nuk është rozë, pavarësisht se lufta në Ukrainë ka shtuar gjasat që integrimi të përshpejtohet.

“Në Bruksel, ndërkohë ekziston një ndjenjë se zgjerimi i BE-së ka vdekur dhe se për Shqipërinë u votua unanimisht për të vazhduar anëtarësimin, duke e ditur se vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut do të zhbënte përparimin”.

Kurse kryeministri Edi Rama pretendon se do shkëputet nga Maqedonia e Veriut, pasi ajo po bllokon integrimin e Shqipërisë.

“Sipas burimeve të tjera, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i jepet drita jeshile pas ofertës së Ukrainës për anëtarësim në qershor. Një opinion mbi pranimin e mundshëm të Ukrainës, duke përfshirë edhe nëse procedura mund të jetë e përshpejtuar, pritet në të njëjtin muaj.

Sipas burimeve, një vlerësim pozitiv për Ukrainën mund të mos jetë në horizont”, shkruan gazetarja Barbara Halla.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Me mbrojtjen që po i bën Ballukut dhe Karçanajt Rama po bllokon procesin e integrimit

Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi ministrja e Shtetit për Integrimin, …

Leave a Reply