Berisha: Alibeaj na çoi në gjyq në emër të Ramës

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka deklaruar në ABC se kur nisi lëvizjen e tij me ‘Foltoret’ ka pasur shumë kërcënime ndërsa theksoi se presionet kanë qenë të gjithanshme.

Sa i përket ankimimit të Alibeajt për vendimin e gjykatës pas njohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha theksoi se ai s’ka asnjë tagër. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e gjykatës në emër të Edi Ramës.

“Kur u nis kjo lëvizje ju garantoj se presionet kanë qenë të tmerrshme të gjithanshëm. Kërcënime masive për largime nga puna, sektori publik po e po, por edhe sektori privat, u bë përpjekje e madhe të gogolizonin foltoren, por foltorja u shndërrua në tribunë.

Në emër të Edi Ramës na ka hedhur Enkelejd Alibeaj, por Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të paditur.

Si kryetar grupi ai nuk ka tagër të shkojë në gjykatë, është gjithçka e stisur dhe artificiale”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …

Leave a Reply