Serbia e Vuçiçit midis Rusisë dhe Europës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka fituar 59% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar rizgjedhjen e menjëhershme, ndërsa Partia Progresiste Serbe (SNS) e tij ka siguruar një mazhorancë që qëndrueshme, 43%, në rinovimin e parlamentit: ky rezultat elokuent i votës serbe të 3 prillit. Rivali i Vuçiçit, Zdravko Ponos, ish gjeneral i mbështetur nga siglat kryesore të opozitës, është ndalur në 18%, ndërsa koalicioni që e mbështeste, “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, fiton 38 ulëse parlamentare nga 250. Asambleja Kombëtare serbe kthehet kështu të ketë ulëse të zëna nga opozita pas bojkotit të 2020, kur ekzekutivi mbështetej në besimin e 244 deputetëve. SNS është partia e parë edhe në Beograd, por ku opozita ka ecur më mirë dhe zgjedhja e kryebashkiakut do të varet nga aleancat e mundshme. Përveçse një regres i mëtejshëm për dmeokracinë serbe, vota e 3 prillit përfaqëson një këmbanë alarmi edhe për ekulibrat gjeopolitikë europianë, pse jo edhe për stabilitetin e Ballkanit.

Partia – shtet e presidentit

“Kam arritur të bëj atë që në Serbi askush nuk kishte arritur ta bënte”, ka thënë presidenti Vuçiç pak orë pas mbylljes së vendeve të votimit. Referimi është për fitoren presidenciale të raundit të parë për herë të dytë, pas suksesit të 2017, kur fitoi me 55% të votave. Vetëkënaqësia paselektorale e Vuçiçit – e pasuar me një retorikë viktimiste dhe një gjestualitet të përbërë nga pauza të gjata, shfryrje dhe tone të errëta me të cilat paraqitet si një martir që po sakrifikohet për të mirën e kombit – bën të kalojë në plan të dytë një lloj erozioni i shtetit të së drejtës i së cilës është idhtar. Me mbylljen e kutisë së votimeve, Komisioni Elektoral ka pushuar së dhëni të dhënat mbi pjesëmarrjen, nuk ka mbajtur konferencë për shtyp dhe ka bërë me dije se do t’i botonte rezultatet e para të hënën në mbrëmje. Dhe atëhere ka qenë pikërisht Vuçiçi ai që ka komunikuar rezultatet zyrtare të vendit, nga selia e partisë i së cilës është president, post që dë t’i lejojë të formojë qeverinë e ardhshme. Një fotografi që e mirëpërfaqëson transformimin e partisë në shtet, e kryer në këto vite nga Vuçiçi, dhe kërcënimi i tij ndaj autonomisë së institucioneve demokratike. State capture në Serbi është përgatitur në fakt me supremacinë e rolit të partisë qeverisëse ndaj atyre të organeve shtetërore, tashmë të privuara nga funksionet e tyre.

Me suksesin e së dielës, Vuçiçi dhe SNS e tij hipotekojnë një rekord politik: të qeverisë për më shumë se 12 vjet. Një limit kohor që në 30 vitet e fundit nuk ishte tejkaluar as nga Sllobodan Millosheviçi, as nga demokratët që e shfronësuan në 2000 dhe nëse situata aktuale propozon analogji me epokën e Millosheviçit, atëhere autokracisë së Vuçiçit i duhet njphour merita e një upgrade karshi paraardhësit – të cilit presidenti aktual i shërbeu si ministër i Informacionit. Parasëgjithash, në kufizimin e lirisë së shtypit. Sot Vuçiçi kontrollon më shumë media se Millosheviçi dhe e bën me instrumenta dukshëm ligjorë: nga njëra anë përdor presione fiskale ndaj testatave kritike, nga ana tjetër vlerëson transmetues dhe tabloidë proqeveritarë, edhe të zhytura në borxh me tatimet, me subvencione shtetërore që i mundësojnë ta zgjerojë propagandën në nivel kombëtar.

Por përmirësimi më i rëndësishëm i Serbisë së Vuçiçit karshi asaj të Millosheviçit është se ka arritur të sigurojë mbështetjen e Perëndimit. Pasi ka hequr rolin e radikalit që në vitet ’90 projektonte “Serbinë e Madhe”, Vuçiçi e ka ndërtuar ngjitjen e tij politike duke u prezantuar i lider pragmatik, njeriu i reformave, por sidomos europeist i bindur. Një maskë që e ka gënjyer lehtësisht një Bashkim Europian pak të gatshëm t’i ndyjë duart me politikën serbe. Karriera politike e Vuçiçit nuk do të kishte pasur të njëjtin sukses sikur të mos kishte pasur mbështetjen e Bashkimit Europian. Raporti midis institucioneve perëndimore dhe autokratëve ballkanikë është quajtur “stabilitokraci”. Ofertës së një stabiliteti të dukshëm nga ana e qeverive lokale, i korrespondon mbështetja dhe legjitimimi politik i Perëndimit, shpesh në kurrizin total të standardeve demokratike.

Ky raport është problematik për të paktën 3 motive. Në radhë të parë sepse barazon respektin e shtetit të së drejtës me një stabilitet, që siç e demonstrojnë edhe këto zgjedhje, përkthehet ekskluzivisht në forcimin e një partie të vetme qeverisëse, domethënë me një keqësim të standardeve demokratike në perspektivë. Në radhë të dytë zbulon një inkoherencë sistemike nga ana e Bashkimit Europian. Ndërsa Brukseli kërkon respektimin e shtetit të së drejtës deri sa ta bëjë kusht të domosdoshëm për fondet e bilancit, e njëjta kërkesë nuk ka qenë edhe kaq detyruese për Serbinë, vend kandidat për aderimin prej 10 vitesh, domethënë qysh kur SNS është në qeveri.

Në këtë periudhë, Komisioni Europian jo vetëm ka mbyllur një sy ndaj derivimit autoritar të Vuçiçit, por ka legjitimuar edhe rrugëtimin europian duke e zgjedhur si “kryetarin” e procesit të integrimit në Ballkan. Një titull që Serbia e ndan bashkë me Malin e Zi, të cilit Komisioni Europian i progonostikoi në mënyrë paksa ambicioze integrimin përfundimtar për vitin 2025; një shkallë më poshtë ndjekin Shqipëria dhe Maqedonia Veriore – vend që më shumë së të tërë ka investuar në reforma, duke filluar nga emri i ri – hapja e negociatave të aderimit të së cilës është vonuar shumë herë. Bashkimi Europian mund të mirëpresë shpejt në gjirin e tij një autokraci që ka kontribuar të krijojë, me rrezikun që kjo të degjenerojë në një version politik të “sindromit të Frankenshtajnit”: domethënë një vend anëtar që nuk ndjek më parimet e krijuesit të tij. Së fundi, stabilitokracia është problematike sepse mbështeja europiane ka pasur vetëm një qëllim gjeopolitik: ta heqë Serbinë nga influenca e superfuqive të tjera. Një kalkulim strategjik që në fakt nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushqyer lëkundjen e Belgradit midis Lindjes dhe Perëndimit, pa çuar në “ankorimin” e tij.

Një votë për Putinin?

Në vigjilje të votës, një prej elementëve që mund të nxirrte mbështetjen për Vuçiçin, që në 10 vite është rritur një zgjedhje pas tjetërs, deri sa të prekë rreth gjysmën e elektoratit, ishte raporti me Rusinë, nën reflektorët qysh kur ka filluar pushtimi i Ukrainës. Reagimi i Beogradit ndaj agresionit rus ka qenë koherent me politikën e tij 10 vjeçare të këmbës në dy pika: mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës, në linjë me Perëndimin, por asnjë sanksion Moskës; veç të tjerash, Rusia është edhe një aleat strategjik i Serbisë në pengimin e procesit të pavarësisë së Kosovës.

Mgjithatë, Vuçiçi e di se lufta në Ukrainë shpejt mund ta detyrojë të marrë një pozicion më pak të barazlarguar, dëm humbjen e mbështetjes europiane. Për të ruajtur këtë veçanti karakteristike diplomatike, qeveria e Vuçiçit mund t’i drejtohet një stratagjeme të politikës së brendshme: të pilotojë disa parti nacionaliste të vogla për të kapitalizuar, nëpërmjet tyre, edhe opinionin prorus. Ndoshta do të jetë rasti i Zavetnici, formacion i së djathtës ekstreme që të dielën ka kaluar pragun e pjesëmarrjes dhe do të debutojë në parlament. Kjo manovër do t’i mundësonte Vuçiçit që të vazhdonte të paraqitej në sytë e Perëndimit si një lider europeist, duke ia deleguar lidhjen me “vëllazërinë ruse” aleatëve të Partisë Socialiste, pse jo edhe parive satelite që deri të dielën e kaluar merrnin pjesë në të ashtuquajturën “opozitë sistemike”.

Faktikisht, për Beogradin raporti me Moskën është i domosdoshëm: vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është një sigurim kundër vetëvendosjes ndërkombëtare të Prishtinës, por “vëllazëria ruse” është edhe një instrument i dobishëm i retorikës nacionaliste: rikompaktëson elektoratin me instrumentalizimin e elementëve kulturorë dhe religjiozë të përbashkët me vendin e madh sllav dhe rrit një kundërvënie ideologjike dhe gjeopolitike me botën prëndimore, që qarqe nacionaliste ende e fajësojnë si për bombardimet e NATO të 1999, ashtu edhe për ndërhyrjet e supozuara në procesin e shpërbërjes jugosllave. Kështu që nacionalizmi do të mbesë një kartë thelbësore për qeverinë e ardhshme, i dobishëm për të ruajtur statuskuonë për Kosovën, ashtu edhe si për të kultivuar atë “botë serbe” që lidh nacionalistët e Bosnjes e të Malit të Zi me atdheun. Për rajonin ballkanik kjo dë të përkthehet në një pasiguri më të madhe gjeopolitike në avantazhin e Moskës, që me fitoren e Vuçiçit e di se mund ta ruajë influencën e saj në Ballkan.

Në konkluzion, sfida më e madhe do të bjerë në kokën e Brukselit: ta përshpejtojë atë proces integrimi që në Ballkan ësht stanjant prej vitesh, duke e braktisur stabilitokracinë dhe duke këmbëngulur më shumë mbi respektimin e shtetit të së drejtës, dhe duke vënë në praktikë konkretisht atë mision gjeopolitik me të cilin lindi Komisioni Europian aktual.

(nga Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Sot është një ditë ku të gjithë duhet të marrim një libër në duar!

Bujar LESKAJ Data 23 prill nuk u përzgjodh rastësisht si Dita Botërore e Librit. 408 …

Leave a Reply