Vokshi, takim me strukturat drejtuese të LDG Qarku Shkodrër

Bashkimi i demokratëve dhe rëndësia që ajo ka përballë keqqeverisjes u diskutua me përfaqësuese të degëve të LDGSH-së në qarkun e Shkodrës.

Në lidhje me situatën aktuale në PD, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi theksoi se, “askush më mirë se gruaja nuk mund të ndikojnë në këtë drejtim”.

Përsa i përket proçesit zgjedhor në PD, Vokshi vuri theksin tek roli që LDGSH po luan në riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike në bazë të parimeve të sanksionuara në Statutin e ri të miratuar në Kuvendin e datës 11 Dhjetor 2022.

Mbështetja për zgjedhjen e sa më shumë zonjave në të gjitha nivelet drejtuese në PD si dhe përzgjedhja e më të mirave në Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar, ishte mesazhi që iu përcoll zonjave demokrate në Shkodër.

“Sa më shumë gra në të gjitha nivelet e strukturave të PD, aq më e bashkuar më e fortë dhe më e hapur Partia”, tha kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply