Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në një proponcim për gazetarët se, Basha u nis bashkë me Agron Gjekmarkajn për në ShBA, por Gjekmarkaj shkoi, ndërsa Basha u kthye në Romë pasi atje e priste FBI.
“Atë thirrje e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë nërkombëtare dhe atë shqiptare, është Lulzim Basha. Prandaj kur të dalë para jush, pyeteni pse u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove në SHBA. U kthye se e ka të hapur dosjen Muzin nga FBI. Nëse shkonte, përballej me ligjin”, tha Berisha.
“Ju duhet të pyesni pse Edi Rama e mbylli dosjen e rusëve. Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të profesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj, dosjen e Toyota Yaris.
Pas atij emisioni në Opinion, Rama deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që unë e mohoja se ishte dosja ruse, ajo sipas Edi Ramës dhe disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. Është thjesht e verifikueshme”.
“Basha është anëtar i grupit. Por ka disa procese që ia ka krijuar vetes. Është dosja Muzin, është dosja e Toyota Yaris dhe ndoshta ndonjë tjetër. Afera është ndërkombëtare”, tha Berisha.