Shehaj: PD po shkon drejt bashkimit, 6 marsi tregoi ku është shumica

Deputeti i PD, Agron Shehaj tha se, Partia Demokratike po shkon drejt bashkimit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se shumica është me liderin historik të PD, Sali Berisha.

“PD vjen nga një përçarje e madhe që fillimin e ka nga vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën. Berisha nuk e pranoi atë vendim, e konsideroi të padrejtë.

Ai mblodhi Kuvendin në mënyrë legjitime, tha jemi shumica dhe vendosim të rithemelojmë PD-në. Zgjedhjet e treguan qartë se sa e përçarë është partia, nga është shumica dhe nga është pakica.

Ishte një moment përçarje dhe po shkojmë drejt bashkimit. Nuk ka asnjë diskutim. Nuk duhet të ngatërrojmë përçarjen dhe raportet brenda grupit parlamentar me raportet brenda anëtarësisë.

Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël sesa mund të duket dhe shumë më e vogël sesa është në grupin parlamentar”, tha Shehaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply