Enkelejdi sulmon shumicën e demokratëve, kërkon bashkim pa votën e lirë

Pas anulimit të daljes në konferencë për mediat një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në një deklaratë, duke prezantuar pikat e platformës sipas tij, për bashkimin e PD.

Alibeaj është shprehur se, aktet e bashkimit tashmë janë konkrete dhe se rruga dhe aktet e njëanëshme nuk i shërbejnë PD-së dhe as interesit të demokratëve. Ai sulmoi kështu shumicën e dalë nga vota e 6 marsit dhe nga Kuvendi i Rithemelimit. Alibeaj nuk tha asgjë për nevojën e votës së lirë si baza e bashkimit.

“Në grupin parlamentar kam ftuar të gjithë kolegët që janë përjashtuar dhe pezulluar. Aktet e bashkimit do të jenë konkrete”.

“Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme  nuk i shërbejnë PD dhe as interesit të demokratëve. Pas një jave diskutimesh është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve e propozuar nga shumica e pjesëtarëve të grupit parlamentar. I bëj thirrje secilit anëtarë të heqë dorë nga çdo akt që përçan PD“, tha Alibeaj.

 

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply