Reagimi i Edi Palokës pas sulmit të Alibeajt ndaj shumicës së demokratëve

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas prezantimit të platformës së Alibeajt me shokë të cilët kanë sulmuar shumicën e demokratëve sërish edhe gjatë ditës së sotme.

Paloka ka shpërndarë një foto të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku dallohet qartazi se shumica dërrmuese e demokratëve është me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka shprehur keqardhje për miqtë dhe kolegët e tij, pasi në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar çfarë i kanë vendosur para për të firmosur dhe shumë keq nëse e kanë nënshkruar me vetëdije të plotë.

Postimi i Edi Palokës

Thjesht keqardhje për miqtë dhe kolegët që në rastin më të mirë, nuk kanë lexuar se çfarë ju kanë vënë përpara… Keq nëse nuk e kanë kuptuar! Shumë keq nëse e kanë kuptuar dhe nënshkruar me vetëdije të plotë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sërish ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, tolerancë zero ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike …

Leave a Reply