Vogëlushëve u mungojnë ilaçet jetëshpëtuese në spitalet dhe farmacitë tona! Berisha: Pashpirtësi!

Miq, nderkohe qe Edi Rama dhe ministrat e tij shpenzojne shume dhjetra milione euro per udhetime me avion ne dispozicion, luksin e zyrave dhe bifteke 1000 dollare, vogelushve u mungojne ilaçet jeteshpetuese ne spitalet dhe farmacite tona!

Kjo pashpirtesi e ka detyruar gazetarin e njohur Osman Stafa te ngreje i revoltuar padi ne prokurori ndaj pergjegjesve te kesa mungese te pafalshme!

Lexoni mesazhin e tij. sb

PËR HERË TË PARË NË PROKURORI

Dua t’i besoj DREJTËSISË së vendit tim, për këtë arsye depozitova sot në Prokurori këtë shkresë, e cila përmban informacione mbi shkelje të mundshme ligjore. Bëhet fjalë për mungesën e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUT. Kjo situatë duhet të ketë përgjegjës, dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen. Kjo, edhe që nesër askush të mos neglizhojë ilaçet jetëshpëtuese të fëmijëve të vegjël që vuajnë nga tumoret, leuçemia etj. Uroj që Prokuroria të hetojë, ta marrë seriozisht këtë çështje, sepse individëve u është mohuar e drejta e kujdesit shëndetësor, mjekimit etj.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply