Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar serish buxheti i vitit 2016. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

A i bëjnë më të aftë dhe më të mirë politikanët dietat që ata marrin?

Laert Pasko

Shpeshhere ndërmarrje të mëdha neper bote, perdorin si shpërblim per performancë te mire bonuset, e harmonizuar më pelqimin e punonjësve, veçanërisht të shefave të lartë. Këto sisteme kompensimi shpesh vihen në lojë per te nxitur produktivitetin dhe CEO-të ndonjëherë marrin një pagesë të madhe edhe nëse performanca e tyre zhgënjen. Megjithatë, pavarësisht këtyre papërsosmërive, pagesa stimuluese është një mjet i domosdoshëm per te shperblyer mundin e punonjesve. Kam degjuar qe edhe kompanit startup e praktikojne stimulin e te falenderuarit gjeresisht pikerisht per te ngritur efikasitetin e punonjesve dhe shefave!

Keto dite, mesova ne media qe dieta e nje deputeti ne shqipri eshte 755.225 leke ne muaj, rreth 9 milion leke te vjetra ne vit! Pra deputeti, perfiton 755.225 leke dieta ne muaj nga taksapaguesit e varfer shqiptar. Dieta me te cilen deputeti fiton duke “kontribuar me sakrifica e ide te medha politike”, e fundja fundit ja jep ligji, ai nuk mundi te ushqente as dy fjale ne mbrojtje te babait te tije politikan dy dite pasi USA e shpalli nongrada!

Perse i paguajn taksapaguesit keto dieta nxitese për deputet e parlamentit, a ndoshta keto dieta stimulojn produktivitetin e deputetit? A thua se e ndihmon ne lartesimin e nivelit dhe aftesis ne parlament? Ashtu si kapitalizmi aksionar, qeveria krijon një problem kryesor ne shperndarjen e perfitimeve qe takson qytetaret. Pavarësisht se sa shumë politikanë e reklamojn veten me retorikën e shërbimit publik, interesat e tyre nuk janë kurrë paralelisht me tonat. Irracionaliteti i elektoratit e shton problemin, deputetet e parlamentit nuk pasurohen fal meritave te tyre akademike, sipermarrese apo te cilesive shkencore, përkundrazi, ata luajnë me paragjykimet më të këqija të votuesve tane, për t’u rizgjedhur, shpesh në kurriz të padituris.

Ne qofte se parlamenti jone do te ishte serioz dhe i perulur, do te konsideronte ne vend te dietes fikse 755.255 leke cdo muaj qe taksapaguesit u detyrohen deputeteve te paafte, te ndryshoj ne formen e rimbursimit. Dmth, duke paraqitur faturat e shpenzimeve ditore te hoteleris, benzines, ushqimit e te tjera detyrime publike qe i kerkohet nje deputeti te kryej punen brenda nje buxheti te caktuar nga ligji. Nese ky limit kalohet, shpenzimet e tjera bien mbi pergjegjesin e xhepit te tij. Shteti shqiptar mund te hartoj nje plan te dyanshem me bizneset private qe krijon nje “pakt paraprak deduksioni” per deputetet kur te perfitojn edhe punonjesit e policis dhe te zjarrefikses. Pra te marrin produkte me cmime me te uleta se nje qytetar i thjesht. Keshtu funksionojn edhe ne Amerike e ne shume kompani private apo te kontraktuara nga shteti Amerikan apo tek senatoret, kongresmenet, kryetar bashkish etj. Shuma e miratuar per deputetet jo vetem qe eshte super e fryre, por fyese ndaj cdo taksapaguesi dhe e pajistifikueshme. Eshte krejtsisht korruptive.

Nje bonus performance mbase do të ndihmonte për vetëkënaqësine e deputetit duke “stimuluar” me shume detyrimet ndaj elektoratit qe e ka zgjedhur dhe kualitetin e ligjvenies ne vend.
Dietat, nuk ndihmojne dhe nuk rrisin produktivitetin dhe kualitetin e parlamentit tone. Nuk ndihmon ne intelekt ne zhvillimin e aftesis apo permisimin e ligjeve te shtremberta tona. Nuk rrisin efikasitetin e mendjeve te deputetit. Perkundrazi, ashperson zemerimin e taksapaguesve te varfer shqiptar. Shton inferioritetin ekonomik, talljen me sakrificen e qytetarve te ndershem shqiptare. Ne vende demokratike te medha kjo do te shoqerohej me protesta te fuqishme ne nje kohe te veshtire ekonomike qe po kalon shqipria dhe bota.

About Redaksia2

Check Also

Këta të fusin thonjtë në fyt për të mbrojtur paratë e vjedhura!

Nga Enver BYTYÇI Këta ta vjedhin kuletën, me miliona! Pastaj nxjerrin nja 500 lekë e …

Leave a Reply