Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House i cili thekson se demokracia në Shqipëri nuk ka bërë asnjë përparim dhe se vijohet me politikat klienteliste dhe korrupsion i lartë.
‘Pas DASH, një tjetër raport hedh përmbys propagandën e kongresit socialist’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i Belind Këlliçit
Pas DASH, një tjetër raport hedh përmbys propagandën e kongresit socialist.
Organizata “Freedom House” vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në kriteret e demokracisë.
Në Shqipëri nuk zbatohen plotësisht të drejtat politike dhe liritë civile.
Sistemi gjyqësor funksionon pjesërisht dhe korrupsioni vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë.