Këlliçi: Pas DASH, një tjetër raport hedh përmbysë propagandën e kongresit socialist

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House i cili thekson se demokracia në Shqipëri nuk ka bërë asnjë përparim dhe se vijohet me politikat klienteliste dhe korrupsion i lartë.

‘Pas DASH, një tjetër raport hedh përmbys propagandën e kongresit socialist’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i Belind Këlliçit

Pas DASH, një tjetër raport hedh përmbys propagandën e kongresit socialist.

Organizata “Freedom House” vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në kriteret e demokracisë.

Në Shqipëri nuk zbatohen plotësisht të drejtat politike dhe liritë civile.

Sistemi gjyqësor funksionon pjesërisht dhe korrupsioni vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Këshilltari i PD ngre alarmin: Lura po digjet! Rrezikohen banorët dhe Fushë-Lura

Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka ngritur alarmin për situatën e zjarrit …

Leave a Reply