Duke folur me gazetarët teksa fluturoi për në Indi për një udhëtim diplomatik dy-ditor, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës janë të dënuara.
Johnson u shpreh se është ‘shumë e vështirë’ të shihet se si Kievi mund të negociojë me presidentin Vladimir Putin duke pasur parasysh ‘mungesën besimit të tij’.
“Si mund të negociosh me një krokodil që e ka këmbën në nofulla’ u shpreh Johson.
Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur – me secilën palë që fajëson tjetrën për prishjen.
Hera e fundit kur Kievi dhe Moska zhvilluan takime ballë për ballë ishte 29 marsi.
Negociatori kryesor i Ukrainës tha këtë javë se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të rifillonin ato për shkak të rrethimit të Mariupolit.
Johson gjithashtu shprehu frikën e tij se nuk do të ketë një zgjidhje nga negociatat.
“Nuk është për Mbretërinë e Bashkuar apo për dikë tjetër që të përpiqemi të zëvendësojmë veten me ukrainasit. U takon ukrainasve të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Por është shumë e vështirë të shihet se si ata mund të negociojnë me Putinin tani, duke pasur parasysh mungesën e tij të dukshme të besimit të mirë.”
Ai shtoi: “Ne thjesht duhet të vazhdojmë t’i furnizojmë ata me gjërat që u nevojiten.”
Ndërsa udhëtimi i Johnson në Indi nuk është i lidhur drejtpërdrejt me krizën në Ukrainë, zëdhënësi i tij tha se “sigurisht do të jetë një temë diskutimi”.