Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ndërhyrjet e Ambasadores Kim në proceset gjyqësore

Lideri histori i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës publike të ambasadores Yuri Kim e cila pranoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

Berish shkruan në një njoftim shtypi se, këto veprime janë shkelje sovraniteti. Ai i ka bërë thirrje Departamentit të Shtetit që të ndërhyjë në këtë situatë të palejueshme.

Njoftim Shtypi!

Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje tëitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi. sb

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply