Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur autor të krimit mjedisor. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka cituar një raport të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) e cila ka pezulluar projektin në Shqipëri pasi qeveria Rama zgjodhi rrugën e inceneratorëve.
Reagimi i Belind Këlliçit
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pezullon projektin në Shqipëri pasi qeveria Rama zgjodhi rrugën e inceneratorëve.
Kështu shkruhet në një raport të Grupit të Bankës Botërore mbi Mbështetjen e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për Bashkitë në vitet 2010-2020.
IFC dhe qeveria Rama nuk ndanë të njëjtin mendim për menaxhimin e mbetjeve.
Projekti për Menaxhimin e Zonës Bregdetare synonte që të mbështeste turizmin në qytetin e Sarandës pjesërisht përmes përmirësimeve në menaxhimin e mbetjeve të ngurta lokale.
Projekti u pezullua për shkak të mosangazhimit të qeverisë Rama dhe se përgjegjësia e depozitimit të mbetjeve iu transferua Ministrisë së Mjedisit, e cila donte të promovonte inceneratorët si zgjidhje.
Qeveria miratoi ndërkohë tre projekte për inceneratorët përmes PPP-ve, koncesionin e trajtimit të mbetjeve Elbasan dhe inceneratorin e trajtimit të mbetjeve Fier.
Të dy nën hetim nga SPAK.
Rama zgjodhi inceneratorët se aty qëndonte mundësia për të vjedhur. SPAK duhet të veprojë me urgjencë!